Botë

Ditari i orës 18:30 në TVM2 - 13.07.2025

13.07.2025 18:50

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër, ku pritet të zhvilloje takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij....

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër, ku pritet të zhvilloje takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij.
 
Njoftimi për shtyp që njoftonte vizitën nuk dha një arsye të qartë për udhëtimin e Rutte në SHBA.
 
Ndërkohë Trump ka deklaruar së fundmi se do të ishte i gatshëm të furnizonte me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s.
 
Presidenti amerikan ka premtuar gjithashtu se do të bëjë një "deklaratë të rëndësishme" në lidhje me Rusinë nesër, të cilën disa besojnë se mund të jetë mbështetja e tij për një projektligj për sanksione kundër Moskës, shkruan Sky News. 
 
Përveç takimit me Trump gjatë udhëtimit dy-ditor, Rutte do të zhvillojë bisedime edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth.
 
Rutte bëri xhiron e mediave botërore muajin e kaluar pas një takimi në Hagë me Trumpin, në të cilin ai e quajti presidentin amerikan "baba".
 
Duke iu referuar përdorimit të mëparshëm të një shprehje nga Trump kur diskutoi se si të zgjidhej konflikti 12-ditor Izrael-Iran, Rutte tha: "Babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër".