Maqedoni
Familja Bajrami, momentet e mira, pjesë e së kaluarës
16.05.2015 12:51
Për familjen Bajrami momentet e mira, tashmë janë pjesë e së kaluarës...

Jeta mund të jetë e bukur, por ne e kemi humbur rrugën thotë nëna e dy fëmijëve Melehatja.
Gati 5 muaj burrin ia kanë burgosur dhe ende nuk e di arsyen. Mbijetojnë me 2500 denar ndihmë sociale.
“Bashkëshortin e kam në burg, gati 5 muaj, nuk e dim për cfarë e kanë dënuar, kam mbetur me të dy fëmijët vetë, jetoj me ndihmë sociale me 2500 denar, me të cilat fëmijëve nuk u del ti cosh në shkollë, tua plotësosh kushtet nuk mbrinë, unë sikur e di ai ka shkuar te puna e vet të punojë , është marë me kauca, vinte zotri në shtëpi dhe e mirte dhe prap e binte në shtëpi, cfarë është bërë edhe unë nuk e di”, shprehet bashkëshortja Melehate Bajrami.
Hallet për këtë familje nuk përfundojnë këtu. Nëna Melehate dhe dy fëmijët e saj rrezikohen të ngelen në rrugë pasi gati 5 muaj prej kur kryefamiljari nuk është në shtëpi nuk e kanë paguar qeranë.
“Qeran e paguj 70 euro, 5 muaj prej kur e kanë mbyllur burrin tim nuk e kam paguar, I thash unë se me 2500 denar unë mezi jam duke i kshyrë për qeran nuk kam mundësi me nda me dhanë pare për qeranë, tash jemi duke banuar këtu porn a ka thënë për ti lëshuar shtëpinë, kur të gjejsh diku të dilni prej këtu pasi nuk e paguajmë qeranë. Ne nuk kemi ku të shkojmë vetëm nëse dalim”, theksoi Melehatja.
Po të mos ishin njerzit huaman që tu sjellin ushim do kishin vdekur nga uria. Kur je më ngusht thonë i njeh njërëzit më mirë.
Një pronar I një furrë gati pesë muaj u jep bukë falas. Ata kërkojnë që njerzit të solidarizohen me ta, sepse po I përjetojnë castet më të vështira në jetë.
RINA TURKESHI-SAHITI
