Maqedoni

QMK: Pesë zjarre aktive, 19 të shuara

14.07.2025 09:03

Sipas informacioneve të fundit nga QMK, aktualisht janë aktive pesë zjarre, ndërsa 19 janë shuar.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktualisht janë aktive pesë zjarre, ndërsa 19 janë shuar.
 
Situata më serioze është pranë fshatit Nikoliç në komunën e Dojranit.
 
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim vlerëson se po përballen mirë me situatën e zjarreve.