Maqedoni
Vijon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit
14.07.2025 09:20
Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet pritet që sot të vazhdojë debatin për amendamentet në lidhje me ribalancin e Buxhetit....

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet pritet që sot të vazhdojë debatin për amendamentet në lidhje me ribalancin e Buxhetit.
Të premten u shqyrtuan gjithsej 31 amendamente, nga të cilat vetëm një u pranua – ai i propozuar nga deputetët e shumicës.
Asnjë nga amendamentet e propozuara nga deputetët e opozitës nuk u miratua.
