Maqedoni
Në vendkalimet kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë pritet rreth 30 minuta
14.07.2025 09:42
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është i moderuar.
Në VK Tabanovc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga shteti është evidentuar frekuencë e shtuar e automjeteve, me kohë pritjeje prej rreth 30 minutash. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, lugjeve të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni aplikohet regjim veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me peshë të përgjithshme mbi 15 tonë gjatë fundjavave dhe ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta.
