Maqedoni
Uji në Shkup i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë
14.07.2025 12:27
Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e marra nga analizat e fundit...

Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e marra nga analizat e fundit, ku të gjithë mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 183/18).
Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” në Shkup sot në mëngjes e publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të përgatitur nga analizat e realizuara në Sektorin për kontroll sanitar, i cili është laboratori i parë në vend që e ka akredituar punën e vet sipas standardit ISO17025:2018.
Në periudhën nga 7 deri më 11 korrik 2025, ky sektor ka marrë 216 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 216 mostra për analizë mikrobiologjike nga 52 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat përputhen me rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 183/18).
