Ekonomi

Rriten çmimet derivateve të naftës

14.07.2025 13:19

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,20 % në raport me vendimin e datës 07.07.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU rritet për 1,063 denarë për kilogram.
 
Nga data 15.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 77,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 71,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 71,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 40,472 (denarë/kilogram)