Maqedoni

VMRO-DPMNE për zjarret: Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

14.07.2025 13:57

VMRO-DPMNE hedh dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe përfshirje politike....

VMRO-DPMNE hedh dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe përfshirje politike. Sipas tyre, dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme po forcohen çdo ditë e më shumë. Edhe pse temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen e flakëve, dëshmitë e fundit tregojnë se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për faktorë njerëzorë, thonë nga kjo parti.
 
“Gjatë ditës së djeshme u publikua një video ku shihet qartë një person duke ndezur zjarr në Dellçevë dhe më pas duke u larguar nga vendi. Më herët kemi theksuar për gjetjen e druve të lagura me benzinë, goma dhe doreza në disa lokacione. Për më tepër, çdo ditë shohim persona të kapur apo të ndaluar, një pjesë e madhe e të cilëve çojnë drejt opozitës. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë edhe më ashpër ndaj të gjithë atyre që ndezin qëllimisht zjarre. Që kemi të bëjmë me një skenar, dëshmon edhe fakti që LSDM-ja prej ditësh me një lloj të çuditshëm kënaqësie ndjek me gëzim zjarret, ndonëse institucionet kanë reaguar më mirë se kurrë më parë, falë pajisjeve shtesë dhe motivimit të lartë.”, - deklaroi Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.