Maqedoni
Doganat prezantuan punën, rriten të ardhurat u rritën për 15.2%
14.07.2025 14:18
Automjete dhe lëndë të ndryshme narkotike të sekuestruara, parandalimi i kontrabandës me argjend, barna dhe cigare janë vetëm disa nga të arriturat e Drejtorisë së Doganave gjatë vitit të kaluar....

Automjete dhe lëndë të ndryshme narkotike të sekuestruara, parandalimi i kontrabandës me argjend, barna dhe cigare janë vetëm disa nga të arriturat e Drejtorisë së Doganave gjatë vitit të kaluar. Drejtori i kësaj dogane, Boban Nikollovski, tha se gjatë kësaj periudhe janë parandaluar gjithsej 520 raste të sekuestrimeve të regjistruara që është dyfish më shumë se vitin paraprak. Sipas tij, nga këto aksione, të ardhurat nga doganat u rritën për 15.2 për qind, akciza për 7.1 dhe taksa e automjeteve për 17 për qind.
"Sot, Drejtoria Doganore përfaqëson një nga shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet shteti, një simbol i prosperitetit, një simbol i sigurisë. Zbulohen rrjete kriminale të organizuara, të cilat kanë kryer vepra kriminele me mbi 230 automobila të përdorur, 230 kilogramë drogë dhe 600 kilogramë anabolikë, është parandaluar një tentativë për të kontrabanduar ar në vlerë prej gjysmë milionë euro, 30 kilogramë argjend, mbi 200 kilogramë barna dhe mbi 10 mijë kilogramë suplemente, 400 mijë pako me cigare dhe puro. Në 94 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale janë konfiskuar 180 mijë copë mallra.”, - deklaroi drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska përshëndet punën e Drejtorisë së Doganave, duke thënë se këto shifra janë dëshmi e qartë e punës së përkushtuar, profesionale dhe transparente të këtij institucioni.
“Do të doja të theksoja veçanërisht rritjen e ndjeshme të detyrimeve të importit, të cilat tregojnë një normë të rritjes dyshifrore gjatë gjithë vitit, trend që filloi vitin e kaluar me ardhjen e udhëheqësisë së re. Të dhënat e fundit tregojnë rritje deri në 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kjo nuk është e rastësishme. Ky është rezultat i zbatimit konzistent të ligjeve dhe proceseve të avancuara.”, - theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Kocoska.
Por, cili vend evropian do të jetë më i prekur nga tatimet e paralajmëruara prej 30% të presidentit të ShBA-së Donald Tramp, kryeministri Hristijan Mickoski nuk mund të përgjigjet në këto momente. Premton vetëm se ai është duke biseduar me përfaqësuesit amerikanë për të mos i dëmtuar financiarisht kompanitë duke e ulur eksportin dhe importin e tyre.
"Ne jemi duke biseduar me ShBA-në, ku jam optimist se këto negociata po zhvillohen në drejtimin e duhur. Gjatë kësaj jave jemi duke pritur që të kemi një zhvillim pozitiv të këtyre negociatave. Jemi fokusuar që deri në fund të këtij muaji të arrijmë marrëveshje, e cila do të thotë më shumë për ekonominë e vendit dhe qytetarët tanë.”, - u shpreh kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Në të gjitha pikat dhe terminalet kufitare tashmë është vënë në funksion një sistem mbikëqyrjeje me video dhe njohjeje të targave, që është bashkëkohore dhe standarde e vendeve të Evropës, ku regjistrimet nga sistemi mbikëqyrës tashmë përdoren si prova në procedurat parahetimore të Drejtorisë së Doganave dhe organeve të tjera hetimore, u tha me këtë rast.
REXHEP QAMILI
