Maqedoni
Shkupi përgatitet për 2 protestat, Gruevski dhe Zaev bëhen gati për Strasburg
16.05.2015 13:02
Derisa Shkupi përgatitet për protestën e opozitës dhe kundërprotestën e së hënës, liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev...

Derisa Shkupi përgatitet për protestën e opozitës dhe kundërprotestën e së hënës, liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, bëhen gati të udhëtojnë të martën drejt Parlamentit Europian në Strasburg ku do të takojnë eurodeputetët me kërkesën e këtyre të fundit.
Në këtë takim do të kërkohet zgjidhje për krizën aktuale në të cilën gjendet Maqedonia.Mbrëmë liderit të LSDM-së I është kthyer pasaporta që i ishte marrë për shkak akuzave në rastin ‘Puc”.
Nga të dyja partitë nuk komentohet asgjë rreth këtij takimi, por ditën e hënë pritet që Këshilli për punë të jashtme I PE-së, të dalë me një qëndrim të përbashkët rreth zhvillimeve në Maqedoni.
Të hënën pritet të mbahet edhe një tjetër takim mës liderëve të 4 partive më të mëdha , Gruevski, Zaev Ahmeti dhe Thaci, që u paralajmërua pas takimit të së enjtes.
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare porosisin që është e domosdoshme që sa më shpejt të fillojë hetimi transparent dhe I pavarur reth audioxhirimeve të publikuara nga LSDM.
Në protetstën e opozitës kanë paralajmëruar pjesmarrjen e tyre edhe ish ambasadort Ervan Fuere dhe Simone Filipini.
Gjithashtu ëhstë konfirmuar tashmë edhe pjesmarrja e njërit prej negociatorëve të dialogut mes pozitës dhe opozitës, eurodeputetit Ricard Houit që do të jetë në rolin e vëzhguesit.
NAIM RAMADANI
