Skuadrat e mëdha italiane në garë për Granitin
Skuadrat e mëdha italiane Juventus, Milan dhe Interi...

Skuadrat e mëdha italiane Juventus, Milan dhe Interi janë futur në garë për mesfushorin shqiptar të përfaqësueses zviceriane dhe Bayer Leverkusen Granit Xhaka (32).
Ai tani më një kohë të gjatë llogariet si një nga mesfushorët më të mirë në kontinentin e vjetër, veçanërisht pas paraqitjeve të tija të mira në fanellën e ‘aspirinave”.
32 vjeçari Xhaka, fanellën e Bayerit e mba që nga viti 2023 kur për 25 milion euro erdhi nga Arsenal. Ai gjat karrierës luajti tek Basel dhe Borussia Moenchengladbach. Sipas mediave italiane, Xhaka nuk ka asgjë kundër për kalimin e tij në Serie A, ndërsa si favorit më I madh në këtë garë llogaritet Juventus, që drejtohet nga trajneri kroat Igor Tudor. Mediat italiane shkruajnë se në këtë garë nuk dorëzohet as rivalët lokal
Milan dhe Inter. Xhaka në fanellën e përfaqësueses së Zvicrës ka luajtur në 137 ndeshje rekord e ka shënuar 14 gola. Ndryshe nga ato italiane, media gjermane Kicker, shkruan se klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit saudit, Neom SC, ka filluar negociatat për transferimin e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, duke kontaktuar zyrtarisht klubin gjerman Bayer Leverkusen. Xhaka, 32 vjeç, është nën kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028.
