Sinner, italiani i parë që fiton Wimbledon

14.07.2025 19:00

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon...

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër Carlos Alcaraz, duke ulur nga froni spanjollin i cili ka fituar dy herë këtë trofe dhe mban vendin 2 në botë.

Veç fitores, Sinner shkëputet në krye të renditjes dhe fiton pikë të rëndësishme; duke u hakmarrë kështu për humbjen në Roland Garos 35 ditë më parë.

Tani Sinner ka 3.430 pikë para të dytit spanjolit Carlos Alcaraz. Gjermani Alexander Zverev, mbeti në pozitën e tretë.

Sabaljenka e para në renditjen e WTA-së

Në renditjen e vajzave ose WTA-së,  edhe më tej  me 12.420 pikë numër një është bjelorusja  Arina Sabaljenka, ndërsa e dyta mbetet amerikiania Coco Gauff.

Pozitat e tyre i kanë zëvendësuar fituesja e Wimbledon, Iga Swiatek  dhe amerikania Pegula. Polakja ka dalë në pozitën e tretë.

Finalisja e Grand Slam-it, të tretë sezonal amerikania Amanda Anisimova, për pesë pozita ka ecur para dhe tani është e shtata në renditjen e WTA-së.