Europiani i femrave, Franca kualifikohet me pikë të plota

14.07.2025 19:04

Përfaqësuesja e Francës dhe Anglisë, janë dy përfaqësueset e fundit që kanë siguruar kualifikimin në ¼ e finales së evroopianit për femra që po mbahet në Zvicër...

Franca ka arritur të mposhtë Holandën me rezultatin 5-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D duke siguruar kualifikimin me pikë të plota për në çerenfinale të Europianit të Femrave që po vjen për shikuesit në ekranin e TVM-së.

Franca që tani ka mposhtur dy kampionët e fundit të EURO-s për femra, me sukses maksimal tri ndeshje tri fitore në grupe shkon në mesin e tetë skuadrave më të mira në kontinentin e vjetër.

Në sfidën tjetër të grupit, kampioni aktual evropian për femra Anglia ka arritur një fitore tenistike, 6-1 përballë Uellsit duke u kualifikuar si e dyta e grupit(me 6 pikë). Tani më janë mësuar edhe dyshet çerekfinale të këtij evropiane në të cilën do të përballen – Norvegjia - Italia, Suedia- Anglia, Spanja - Zvicra, si dhe Franca - Gjermania. (Safet Ademi, TVM2)