Maqedoni

Parashikimi i motit

15.07.2025 08:54

Sot na pret mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale....

Sot na pret mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jo stabile me reshje të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit në vende do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin prej 26 deri në 38°C.
 
Në Shkup, paradite mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës priten reshje të shkurtra lokale me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.