Maqedoni

Seancat e dy komisioneve sot në Parlament

15.07.2025 09:12

Në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme...

Në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme, platformat e tyre për aktivitetet diplomatike do t’i prezantojnë ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të shtetit në Republikën e Francës, Igor Nikollov dhe në Republikën e Kroacisë, Dragan Gjurcheski.
 
Para anëtarëve të Komisionit janë edhe:
 
  • Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Programin Qendror-Evropian për Shkëmbim të Studimeve Universitare (CEEPUS IV),
  •  
  • Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në arsimin e lartë dhe pranimin e studimeve në Ballkanin Perëndimor,
  •  
  • Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Hungarisë.
 
Në Kuvend sot do të mblidhet edhe Komisioni juridiko-ligjvënës, i cili do të mbajë dy seanca. Në rendin e ditës janë:
 
  • Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për veprimtari kërkimore-shkencore,
  •  
  • Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e: Ligjit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni Maqedonas, Ligjit për aviacion, Ligjit për sigurim shëndetësor – të gjitha me procedurë të shkurtuar,
  •  
  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkim dhe akuakulturë – në lexim të parë,
  •  
  • Propozim-ligji për punët e brendshme – në lexim të parë,
  •  
  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici – në lexim të parë,
  •  
  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete – me procedurë të shkurtuar,
  •  
  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji – në lexim të parë,
  •  
  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime pagesore dhe sisteme pagese – me procedurë të shkurtuar,
  •  
  • Si dhe tre propozim-ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve për CEEPUS IV, arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin strategjik me Hungarinë.