Maqedoni

Konferencë për llogaridhënie financiare në zgjedhje, organizuar nga EShR

15.07.2025 11:05

EShR me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Programi Zviceran për mbështetjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut...

Enti Shtetëror i Revizionit (EShR), me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Programi Zviceran për mbështetjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), sot në Shkup organizon konferencë me titull: "Llogaridhënia financiare në zgjedhje".
 
Sipas njoftimit të EShR-së, fjalime përshëndetëse në forum do të mbajnë Maksim Acevski, revizori i parë shtetëror nga Enti Shtetëror i Revizionit, Ambasadori Kilian Wahl, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Veronique Hulmann, ambasadore e Zvicrës në vend.
 
Qëllimi kryesor i konferencës është të paraqiten rezultatet nga revizionet e kryera për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 dhe të nxisë diskutime për përmirësimin e përgatitjes institucionale dhe kontrollit mbi financimin e fushatave zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen.