Maqedoni
Rexhepi kthehet në BFI, mos bini pre e skenareve të huaja
16.05.2015 13:45
Kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi sot në prezence të myftive, imamëve dhe punonjësve tjerë fetarë në mënyrë festive...

Kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi sot në prezence të myftive, imamëve dhe punonjësve tjerë fetarë në mënyrë festive, u rikthye në objektin e Bashkësisë Fetare Islame.
Rexhepi falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtyre 12 ditëve dhe nuk kanë rënë pre e provokimeve, ndërsa për kundërshtarët e tij, theksoi se ata nuk kanë më vend në BFI.
“Obligimi im është shumë I sinqertë që tua bëj me dije të gjithë atyre që janë në radhët e Bashkësisë Fetare Islame, njëherë e përgjithmonë duhet të jenë më të kujdesshëm, mos pranojnë të binë në gracka të huaja sepse R.M është një realitet I pamohueshëm se përjeton dridhje të madhe, ka tendenca për destabilizim , por muslimanët e këtij nënqielli asnjëherë nuk guxojnë të jenë mjet I projekteve të huaja , pra edhe njerëzit tanë në suaza të BFI-së është mire të marin mësim nga kjo që ndodhi dhe le të mbetet mbeturinë historike, sepse BFI asnjëherë nuk do ti tolerojë të tillët”, shprehet kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Rexhepi gjithashtu dha edhe porosi bashkëjetese dhe respektimi ndërfetar, ndërsa falenderoi edhe faktorin ndërkombëtar për rolin që ka luajtur si vëzhgues I situates, diasporën për mbështetje dhe shtetin juridik, që sipas tij , edhe pse me vonesë, e bëri punën si duhet.
ERSAN PAJAZITI
