Rajon

Kuvendi i Kosovës, pas 47 vazhdimesh, ende pa konstituim të Kuvendit

15.07.2025 14:16

Nuk mjaftuan 47 vazhdime për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit të Kosovës....

Nuk mjaftuan 47 vazhdime për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Përsëri partitë opozitare refuzuan të votojnë lidhur me propozimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. 
 
“PDK ju fton që ta respektoni betimin e dhënë të deputetit, i cili ju obligon ta ruani kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.”, - deklaroi Luiza Hoxha nga PDK.
 
“Ju lutem ta ndalni mikrofonin, nuk ka vend për debat, vetëm për propozime për zgjidhjen e situatës.”, - theksoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
 
“Ne si aleancë e propozojmë nomadin, Albin Kurti.”, - u shpreh Time Kadrijaj nga AAK.
 
Opozita është betonuar në keqleximet dhe keqinterpretimet e vendimeve të gjykatës kushtetuese, kanë vlerësuar nga Lëvizja Vetëvendosje. 
 
“Fatkeqësisht është provuar tanimë se dhunimi i rendit kushtetues, i normave të Kuvendit dhe aktgjykimit të fundit të normave të Gjykatës Kushtetuese po bëhet duke mos votuar duke mos marr pjesë në votim dhe duke e pamundësuar bërjen e institucionit të Kuvendit.”, - deklaroi Nezir Kraki nga Lëvizja Vetëvendosje.
 
Vazhdimi i 38-të i seancës është thirrur brenda 48 orëve të radhës, ndërsa në bazë të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë 30 ditë afat, përkatësisht deri më 26 korrik për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit. 
 
GYLTENE SINANI