Maqedoni

“ILLYRICUM LIBERTAS” :Shqiptarët të mos bëhen pjesë e e agjendave të të tjerëve

16.05.2015 13:52

Ndaj protestave të dy ditëve të ardhëshme ka reaguar Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin...

Ndaj protestave të dy ditëve të ardhëshme ka reaguar Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar, “Illyricum Libertas”. 
 
“Statusi aktual politik-juridik dhe gjendja momentale socio-ekonomike e shqiptarëve ,  nuk është as për së afërmi në pajtim me vullnetin dhe interesat tona . Por, një gjendje e tillë nuk ndryshohet duke u rreshtuar, protestuar apo bërë krah me ndonjë nga  partitë etnike maqedonase, të cilat, në periudha të ndryshme kohore, janë fajtorët kryesorë të gjendjes së rëndë ku ndodhemi sot. Statusi I shqiptarëve, mund të rregullohet me përpjekje serioze të përbashkëta,  vetëm nga shqiptarët, me shqiptarët dhe për shqiptarët.  Ne mund dhe duhet të protestojmë, të veprojmë e  të përpiqemi çdo ditë dhe në çdo moment për një të nesërme më të mirë për , fëmijët dhe kombin tonë. Por, vetëm si shqiptarë, vetëm për interesa shqiptare dhe vetëm me flamur shqiptar. Shqiptarët nuk duhet të bëhen pjesë për një përdorim e agjendave të tjerëve, agjenda këto  joshqiptare e me raste edhe antishqiptare të maskuara. Protestat nuk janë agjendë shqiptare, nuk kanë temë shqiptare, nuk janë interes shqiptar. Ato janë pjesë e luftës partiake të elementeve të tjera, që për çështjen tonë nacionale kanë qëndrime përafërsisht të njëjta dhe krejtësisht refuzuese. Apelojmë edhe tek përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shkup si dhe miqtë e aleatët tanë amerikanë e europianë, që të marrin masat e duhura diplomatike për të mos lejuar tensionimin e mëtejmë të situatës”, thuhet në reagimin e Ilyrikum Libertas.