Trajanov: Në RMV ka radikalizim ideologjik dhe fetar
Niveli për kërcënim nga sulmet terroriste në Maqedoninë e Veriut...

Niveli për kërcënim nga sulmet terroriste në Maqedoninë e Veriut është i ulët, ndërsa sistemi i sigurisë është vendosur mirë. Kështu vlerëson koordinatori i Komitetit për pengimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Pavle Trajanov.
Si prioritete në të cilat punohet, Trajanovi i përmendi pengimin online të radikalizimit dhe veprimin e rasteve të akteve terroriste. Ai njëherësh thekson se ndikim në vend kanë edhe zhvillimet gjeostrategjike.
“Në Maqedoni radikalizimi zhvillohet në bazë ideologjike dhe fetare, por ekziston edhe radikalizëm i djathtë dhe i majtë. Por, më e rëndësishme ose më specifike është se është i pranishëm etnonacionalizmi, të cilin në një ose mënyrë tjetër disa parti politike e nxisin. Ekziston edhe fenomen i ri, është nacionalizmi radikal i pranishëm shumë më tepër në shtetet ballkanike dhe ato të BE-së.”, - deklaroi Pavle Trajanov nga Komiteti për pengimin e ekstremizmit dhe luftë kundër terrorizmit.
Mickoski: Greko, vlerësim pozitiv për luftë ndaj korrupsionit
Greko e ka mbyllur raportin për Maqedoninë me vlerësim pozitiv për luftën kundër korrupsionit, theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski, sipas të cilit janë implementuar pjesa më e madhe e rekomandimeve.
“Maqedonia po ec përpara drejt një sistemi që funksionon, Maqedonia po e braktis epokën e drejtësisë selektive dhe paprekshmërisë politike. Me mbylljen e procedurave për harmonizim, grupi i shteteve kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës, dërgoi porosi të qartë se ekzistojnë rezultate të dukshme dhe përmirësime konkrete, por edhe vullnet i fuqishëm politik për ndërprerjen e praktikave të vjetra. Kjo nuk është vetëm pranim administrativ, por edhe konfirmim institucional.”, - theksoi kryministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Kryeministri njëherësh theksoi se ekstremizmi dhe terrorizmi nuk paraqesin vetëm kërcënime, por edhe indikatorë të dobësive të sistemit. Për ta luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin është i nevojshëm forcimi i institucioneve, vlerëson kryeministri. (Florije Kamberi, TVM2)
