Haxhiu: Vauçerë për kompjuterë për të gjithë studentët

15.07.2025 17:54

Deputetja e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu...

Deputetja e koalicionit VLEN, Feride Haxhiu, ka njoftuar se kanë dorëzuar në Kuvend një propozim-ligji, i cili do të mundësojë ndarjen e vauçerëve për të gjithë studentët në vend, deri në moshën 29 vjeçe, për blerje të kompjuterëve.

Për këtë masë, sipas deputetes Haxhiu, do të shpenzohen 850 milionë denarë.