Ministria e Mbrojtjes e Kinës, Serbia dhe Kina do të mbajnë stërvitje të përbashkët ushtarake
Serbia dhe Kina do të mbajnë për herë të parë një stërvitje të përbashkët ushtarake...

Serbia dhe Kina do të mbajnë për herë të parë një stërvitje të përbashkët ushtarake në fund të këtij muaji, bën të ditur Ministria kineze e Mbrojtjes.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë kineze të Mbrojtjes, kolonel Jiang Bin, stërvitja me emrin “Paqeruajtësit 2025” do të zhvillohet në provincën Hebei, në Kinën veriore dhe do të përfshijë forcat speciale të të dy vendeve.
“Ky do të jetë ushtrimi i parë i përbashkët midis ushtrisë kineze dhe asaj serbe. Ai synon të forcojë aftësitë luftarake të pjesëmarrësve dhe të thellojë bashkëpunimin mes dy ushtrive.”, deklaroi Jiang në një konferencë për shtyp.
Serbia është pjesë e programit “Partneriteti për Paqe” të NATO-s, ndërsa kjo stërvitja vjen në rrethana kur Serbia ruan balancën mes aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe raporteve të mira me ShBA-në në njërën anë, si dhe lidhjeve të ngushta me Kinën dhe Rusinë.
