Maqedoni
Sot në Kuvend mbajnë mbledhje tre komisione
16.07.2025 09:19
Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje tre komisione...

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë mbledhje tre komisione: Komisioni për kulturë dhe turizëm, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
Komisioni për kulturë dhe turizëm do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për bibliotekat, propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë turistike (të gjitha në leximin e dytë) dhe propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtat e lidhura (në leximin e parë).
Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të shqyrtojë propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim dhe propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kohën e punës së punëtorëve mobilë në trafikun rrugor dhe pajisjet për regjistrim në trafikun rrugor (të dy në leximin e parë).
Komisioni juridiko-ligjvënës do të diskutojë për të njëjtat propozim-ligje, të ndara sipas leximeve përkatëse katër propozim-ligje nga fusha e kulturës dhe turizmit (në leximin e parë dhe të dytë) dhe dy propozim-ligje nga fusha e banimit dhe trafikut rrugor (në leximin e parë).
