Botë

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

16.07.2025 10:01

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant...

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant, njoftoi të hënën kreu i gjyqësorit në provincën Hormozgan, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr të Iranit.
 
“Gjatë procesit të vazhdueshëm të monitorimit të lëvizjeve të dyshimta të kontrabandës së karburantit në Gjirin e Omanit, oficerët inspektuan një cisternë të huaj sepse nuk kishte dokumente ligjore për ngarkesën e saj dhe e arrestuan atë me akuzën e transportimit të 2 milionë litrave karburant të kontrabanduar”, tha Mojtaba Ghahramani, kreu i gjyqësorit në Hormozgan, sipas telegramit Mehr.
 
Zyrtari gjyqësor shtoi se 17 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë kapitenin, u arrestuan dhe se një çështje hetimore është hapur në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Jask.
 
Sipas Ghahrmani-t, autoritetet po vazhdojnë të mbledhin prova, si dhe të verifikojnë dokumentet, të kontrollojnë karburantin dhe të konfirmojnë vëllimin e ngarkesës, ndërsa gjyqësori iranian planifikon të shpallë rezultatet e hetimit sapo të përfundojë.
 
Deri më tani, nuk ka informacion mbi emrin e cisternës, flamurin e saj apo destinacionin.