Liga e Kampionëve, Shkëndija në raundin e dytë me FCSB

16.07.2025 12:35

Kampioni i vendit në futboll, Shkëndija, do të luajë kundër SB nga Bukurteshti në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve...

Kampioni i vendit në futboll, Shkëndija, do të luajë kundër SB nga Bukurteshti në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi me 2-1 pas kohës shtesë  e mundi TNS-së nga Uellsi të martën në Shkup. Në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues, i cili u luajt një javë më parë, ndeshja u mbyll pa gola. 

Në raundin e dytë Shkëndija do të luajë kundër rumunëve të FCSB apo ish Stetauas, e cila me rezultatin e përgjithshëm 4:3 mundi Inter Club d'Escaldes nga Andora. Por çfarë thonë rregullat e UEFA-së, për garat e saja sipas së cilave skuadra e Shkëndijës, në këtë sezon ka siguruar spaku 6 ndeshje se bashku me këtë me rumunët. Nëse tetovarët nuk kalojnë Steaun, do të transferohen në raundin e tretë eliminator për Ligën e Evropës.
 
Shkëndija nëse edhe këtu nuk do ketë sukses do të luaj në “play off” të eliminatoreve të Ligës së Konferencës. Ndeshja e pare Shkëndija – FCSB, është planifikuar për 22 korrik. Ndërsa kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka pësuar humbje shumë të thellë 5:0 në udhëtim te Breidabliku në Islandë dhe u eliminua nga këto gara. Kampionia e Kosovës në futboll, Drita me fitoren 3:2 ndaj Differdanget të martën mbrëma, siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. (Gazetar: Safet Ademi)