Liga e Kampionëve, fituesi u vendos pas plot 28 penalltive

16.07.2025 12:37

Skuadra nga Malta, Hamrun Spartans, ka arritur sukses historik...

Skuadra nga Malta, Hamrun Spartans, ka arritur sukses historik. Është kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa e eliminoi Zhalgirisin e Lituanisë. Zhalgirisi në të kaluarën kishte eliminuar Ballkanin dhe Strugën në raundin e parë kualifikues të Championsit, por këtë herë u ndal në Maltë.
 
Zhalgirisi e fitoi 2:0 ndeshjen në Vilnius, javën e kaluar. Hamruni fitoi po ashtu 2:0 të martën mbrëma në Maltë. Shifrat nuk ndryshuan pas dy vazhdimeve dhe kështu sfida u vendos në penallti. U gjuajtën plot 28 penallti, ndërsa Hamrun Spartans fitoi 11:10. Disa prej lojtarëve gjuajtën penallti për herë të dytë. Hamruni për herë të parë do të paraqitet në raundin e dytë kualifikues të Championsit.