Maqedoni
Qendra për Menaxhim me Kriza: Sot kishte 5 zjarre të hapura
16.07.2025 15:15
Qendra për Menaxhim me Kriza ka evidentuar 5 zjarre aktive në vend...

Qendra për Menaxhim me Kriza ka evidentuar 5 zjarre aktive në vend, prej të cilëve njëri është shuar plotësisht në komunën e Çuçer Sandevës, një është vënë në kontroll në Dojran dhe 3 të tjerë vazhdojnë të jenë aktiv. Zjarret aktive janë në Veles, Makedonski Brod dhe komunën e Vasilevës. Qendra për Menaxhim me Kriza apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë zjarre.
Toshkovski: Lidhur me zjarret janë arrestuar 20 persona
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se deri tani janë arrestuar 20 persona, të cilët kanë shkaktuar zjarre qoftë të pa qëllimshme apo me dashje.
“Në kuadër të aksionit operativ që e marrim lidhur me zjarret, deri tani kemi arrestuar rreth 20 persona, një pjesë e tyre ishin në burg shtëpiak, një pjesë në burg efektiv dhe një pjesë janë lëshuar në liri, pasi ishin të moshës së mitur.”, - deklaroi Pançe Toshkovski nga MPB.
Toshkovski: Një pjesë e zjarreve ishin të qëllimshme
Ministri Toshkovski thekson se posedojnë dëshmi se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar qëllimisht nga strukturë e organizuar.
“Lidhur me dëshmitë se një pjesë e zjarreve kanë qenë të qëllimshme nga strukturë e organizuar, mendoj se ka, kemi dëshmi direkte se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar në mënyrë direkte. Mendoj se kemi dëshmi adekuate të cilat më tej do të ndahen me opinionin që janë të lidhur me strukturë të organizuar. Piromanët, të cilët në mënyrë individuale vepruan në shkaktimin e zjarreve, i kapëm pjesën më të madhe prej tyre.”, - theksoi Pançe Toshkovski nga MPB.
Pa dhënë më shumë detaje, ministri Toshkovski theksoi se sidomos zjarret në Shkup, rreth objekteve vitale me rëndësi për shtetin, ekzistojnë dëshmi se bëhej fjalë për grup të organizuar mirë. Sipas Toshkovskit, është simptomatike trajektorja e zjarreve, por edhe intervali kohor, pasi sapo shuhej një zjarr, ndizej një tjetër.
ABIBE QAILI
