Kocevski: Lënda për zjarrin në Koçan nuk ka nevojë të ndahet
Ka shumë të ngjarë që çështja e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan...

Ka shumë të ngjarë që çështja e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku akuzohen 32 persona, të mos ndahet. Kjo do ta ndërlikonte procedurën, thotë prokurori i parë, Ljupço Kocevski.
Sipas tij, një lëndë e veçantë do të formohet më së voni deri në shtator dhe ka të bëjë me përfshirjen e oficerëve të policisë dhe po trajtohet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Akuza për 32 të pandehurit aktualisht po vlerësohet nga Gjykata Penale e Shkupit.
“Prokuroria Publike u nis pikërisht nga këto rrethana, a mund të ndahet procedura ose jo duke i pasur parasysh një sërë rrethanash. Nëse do të ndahej procedura, ndoshta do të komplikohej, kurse bëhet fjalë për ngjarje të njëjtë penale që do të thotë se nëse në njërën procedurë janë të akuzuar, në tjetrën mund të ishin dëshmitarë dhe kështu me radhë. Megjithatë, duke e pasur parasysh përvojën e kaluar kur kishte lëndë me mbi 30 të akuzuar vlerësoj se numri nuk është shumë i lartë dhe tani pres miratim të aktakuzës.”, - deklaroi kryeprokurori, Lupço Kocevski.
