Botë
Aksident me tren në Gjermani, vdesin 2 persona
16.05.2015 15:01
Dy persona e kanë humbur jetën kur një tren është aksidentuar sot duke u përplasur me një kamion në pjesën perëndimore të Gjermanisë...

20 persona të tjerë janë lënduar, raporton Reuters duke u mbështetur në lajmin e dhënë nga revista gjermane, Focus në faqen e saj të internetit.
Përplasja ka ndodhur në qytezën e Ibbenbueren, në qarkun e Steinfurtit, raporton Focus.
Policia vendore e ka konfirmuar se ka pasur aksident, por nuk ka dhënë ndonjë detaj./evropaelire
