Mbahet konventa nacionale për BE-në, ndahen përvojat e BE-së për parandalim të korrupsionit
Përforcimi i kapaciteteve administrative....

Përforcimi i kapaciteteve administrative për planifikimin sistematik të shpenzimeve publike dhe realizimin e investimeve publike për avancimin e vlerës së mjeteve të shpenzuara, çfarë mund të mësojmë nga përvojat e vendeve të BE-së, ishin temat kryesore të sesionit të 6-të Konventës Nacionale për BE në Maqedoninë e Veriut.
Duke shkëmbyer përvojat e ndryshme të vendeve të BE-së për këtë çështje, u tha se nevojitet të krijohet një metodologjie për vlerësimin e vlerës së mjeteve në investimet publike, vendosjen e mbikëqyrjes sistematike të shpenzimeve dhe forcimin e kapaciteteve analitike të institucioneve, të cilat do të ulin rrezikun nga korrupsioni.
“Ky model i dialogut, i cili ekziston tashmë 8 vite do të thotë se është i suksesshëm dhe se jemi ballafaquar mirë me të gjitha sfidat, të cilat i kemi hasur gjatë këtyre viteve, të cilët nuk ishin të pakta në procesin eurointegrues të vendit. Ky model i dialogut, në mënyrë të suksesshme po zbatohet edhe në Shqipëri, me të cilën ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer, në Serbi dhe Mal të Zi.”, - deklaroi kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska.
“Vlerësoj lart kontributin e dhënë të Konventës Nacionale në RMV, sepse anëtarët e saj janë në mënyrë ekstreme shumë profesionistë dhe miqësorë, andaj do t’i radhisja ndër më kryesorët dhe më të rëndësishmet, të cilët ndihmojnë në procesin e integrimit të vendit tuaj. Andaj themi se është shumë e rëndësishme, që ky grup të ketë mbështetje institucionale.”, - theksoi ambasadori sllovak në largim, Henrik Markush.
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, konfirmoi angazhimin e Qeverisë ndaj procesit reformues të administratës publike, përmes zbatimit të vazhdueshëm të masave dhe aktiviteteve të përcaktuara në Strategjinë për reforma në administratën publike, me planin e veprimit 2023-2030.
“Ministria e Administratës Publike, në përputhje me kompetencat dhe prioritet e saja, në mënyrë aktive po punon në zbatimin e disa proceseve kryesore reformuese, me qëllim të përforcimit të profesionalizmit, llogaridhënies dhe para së gjithash efikasitetin e administratës, duke punuar njëkohësisht në ndërtimin e një sistemi institucional, funksional, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.”, - u shpreh ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
Në këtë debat të pranishëm ishin edhe Adam Marek nga Ministria e Sllovake; Sanja Maxhereviq Shujster nga Banka Botërore; kryetari i Këshillit financiar, Gligor Bishev; ish-kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, si dhe shumë ekspertë, njohës dhe përfaqësues të organizatave qytetarëve dhe të komunitetit akademik. (Rexhep Qamili, TVM2)
