Komunat nënshkruan projektet, 225 milionë euro për projekte lokale
Komunat i nënshkruan kontratat...

Komunat i nënshkruan kontratat për 828 projekte nga thirrja e dytë publike e kredisë hungareze në vlerë prej 225 milionë eurosh. Më shumë mjete do të dedikohen për transport, 132 milionë euro për 589 projekte për rrugë.
Projekte ka edhe për mjedisin jetësor, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe për objekte arsimore. Më shumë projekte ka për komunën e Manastirit.
“Po ndërtohet në të gjithë shtetin, në të gjitha komunat, të cilat kanë aplikuar ka dokumentacion të përgaditur. Pa filtra partiake, pa favorizime. Atje ku ka projekt, aty ka edhe mbështetje.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski, paralajmëroi kontrolle të shtuara, për të ndjekur nga afër realizimin e projekteve.
“Në thirrjen e dytë publike janë përfshirë të gjitha komunat përmes projekteve, që do të thotë investime dhe përfitime për secilin qytetar të këtij shteti. Në periudhën që vijon do t’i intensifikojmë kontrollet në terren për të ndjekur realizimin e projekteve nga afër dhe për t’u siguruar se komunat me kohë i kryejnë detyrimet e tyre.”, - theksoi ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski.
Sa i përket thirrjes së parë publike, Perinski njoftoi se 113 nga 288 projekte janë ndërtuar, ndërsa 25 janë në fazën finale.
Përveç projekteve për komunat, me kredinë hungareze nëpërmjet bankave komerciale, 150 milionë euro janë dhënë për sektorin privat, ndërsa është kthyer edhe euro-obligacioni në vlerë prej 500 milionë eurosh. (Ersan Pajaziti, TVM2)
