Kryeministri nuk do të takohet me Filipçen, Mickoski: Nuk shoh arsye për takim liderësh

17.07.2025 16:35

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nuk sheh nevojë për të organizuar një takim të ri të liderëve politikë.

Ai iu përgjigj ftesës së kreut të opozitës, Venko Filipçe nga LSDM-ja, i cili një ditë më parë kërkoi një takim liderësh për të përcaktuar vijat e kuqe dhe për të arritur konsensus të përbashkët për çështjet kyçe shtetërore.

Mickoski tha se një takim i tillë nuk është i nevojshëm për momentin.

“Më ftojnë shpesh në takime të liderëve. Ne kishim një takim të tillë me zotëri Venko Filipçe. Nëse ka nevojë për një takim të tillë të liderëve, nuk shoh arsye pse të mos e organizojmë. Por, për momentin nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të organizohet një takim i tillë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.