Maqedoni

Ndihmat për Kumanovën, BFI solidarizohet me banorët e “lagjes së trimave”

16.05.2015 15:25

Një javë pas përleshjeve të javës së kaluar, në Lagjen e trimave si çdo ditë tjetër po qëndrojnë qytetarë të shumtë...

Një javë pas përleshjeve të javës së kaluar, në Lagjen e trimave si çdo ditë tjetër po qëndrojnë qytetarë të shumtë të cilët po vijnë për të solidarizuar me banorët e kësaj lagje. Vazhdimisht po arrijnë edhe ndihma nga të gjitha qytetet dhe vendbanimet shqiptare të Maqedonisë. 
 
Në Lagjen e trimave sot qëndroi edhe Kryetari i BFI Sulejman Rexhepi me myftitë e Myftinive të Maqedonisë dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Me këtë rast në emër të BFI, sollën edhe një ndihmë për banoret e lagjes në këto ditë të vështira për ta. 
 
Banorët e lagjes shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar pjesërisht apo tërësisht , janë në kërkim të strehimit për afat më të gjatë, pasiqë janë të vetëdijshëm se meremetimi i shtëpive të tyre do të zgjasë. 
 
NEXHAT AQIFI