Lidhja Shkup – Sofje përmes korridorit 8, fokus i veçantë në zgjidhjen e tunelit

17.07.2025 19:15

Riaktualizohet nevoja për finalizimin e...

Riaktualizohet nevoja për finalizimin e seksionit të korridorit hekurudhor 8. Në Bruksel u zhvillua një takim trepalësh mes përfaqësuesve të KE-së, palësh bullgare dhe palës maqedonase.

Siç raportohet nga Ministria e Transportit, në takimin, palët kanë diskutuar progresin e bërë në muajt e fundit dhe kanë rënë dakord për nevojën e ripërtëritjes së përpjekjeve për përgatitjen e studimeve dhe një tenderi për përfundimin e seksioneve ndërkufitare të korridorit, me një fokus të veçantë në zgjidhjen e tunelit.

Kryeministri Mickoski sqaron detyrimet që kanë ndërmarrë palët.

"Pres që këto takime të rezultojnë me këtë përfundim: Ne të përfundojmë segmentin e hekurudhës së Korridorit 8 nga Kriva Pallanka deri te hyrja e tunelit, nga dalja e tunelit deri te lidhja me hekurudhën ekzistuese, bëhet fjalë për dy ose tre kilometra. Të bëhet projekti dhe atë ta realizojë Bullgaria si shtet, duke përfshirë edhe modernizimin e të gjithë hekurudhës nga Gjueshevo deri në Sofje, ndërsa tuneli të jetë projekt i përbashkët, i cili do të financohet nga Bashkimi Evropian.", - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.