Janevska: Librat e gjuhëve të huaja gati për në shtator

18.07.2025 15:31

Nga një shtatori të gjithë nxënësit...

Nga një shtatori të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të kenë libra të gjuhëve të huaja, bëri të ditur ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duke prezantuar librat e rinj që janë miratuar.

“Janë sjellë vendime për gjuhën angleze, për gjuhën gjermane, deri të premten do të kemi për gjuhën frënge, italiane dhe të gjitha gjuhët tjera. Ja librat për gjuhën angleze, të cilat janë miratuar. Procedura është në rrjedhë e sipër dhe jam e bindur se deri më një shtator do t’i kemi të gjitha librat.”, - deklaroi Vesna Janevska nga MASh-i.

Janevska: Në arsimin e mesëm, edhe inteligjenca artificiale

Nga një shtatori në arsimin e mesëm do të mësohet edhe inteligjenca artificiale, paralajmëroi ministrja e Arsimit, sipas së cilës kjo ka për qëllim që të rinjtë të jenë të përgatitur për botën që vazhdimisht po ndryshon.

“Përfitimi më i madh që nxënësit do ta arrijnë nga përdorimi i inteligjencës artificiale në programet mësimore, do të zhvillojë mendim kreativ përkatësisht do t’i detyrojë të mendojnë dhe do t’u mundësojë ta ushtrojnë atë që fëmijëve tanë sipas pisa-testit u mungon.”, - theksoi Vesna Janevska nga MASh-i.

Në Universitetin e Manastirit do të ketë edhe drejtim për inteligjencë artificiale, ndërsa u paralajmërua se do të ketë edhe trajnime për arsimtarët dhe nxënësit për shfrytëzimin e inteligjencës artificiale. (Gyltene Sinani, TVM2)