Tripunovski: Vendi ka shënuar rritje të eksportit

18.07.2025 15:54

Pesë muajt e para të këtij viti...

Pesë muajt e para të këtij viti, vendi ka shënuar rritje të eksportit të produkteve ushqimore. Kështu bëri të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë, Cvetan Tripunovski, sipas të cilit, kjo rritje krahasuar me 5-mujorin e vitit të kaluar, rritja e këtij viti është për 50 për qind më shumë, që është rezultat i promovimit të politikave të mira bujqësore nga ana e ministrisë.

“Duke i krahasuar pesë muajt e parë të vitit 2024 me pesë muajt e parë të vitit 2025, kemi shënuar një rritje prej mbi 50 për qind të eksporteve. Në terme absolute, kjo është rreth 57 milionë euro, që është një rritje serioze. Kjo rritje do të thotë se po arrijmë të promovojmë produktet bujqësore vendase jashtë kufijve të vendit, që në të ardhmen do të thotë një kthim në atë që ishte dikur Maqedonia, për të përmbushur nevojat e brendshme, por edhe për të eksportuar. Shprehja "Maqedonia importon ushqime" po bëhet dalëngadalë një gjë e së kaluarës.”, - deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë, Cvetan Tripunovski.

Ministria e Bujqësisë nisi fushatën “E Maqedonisë më e mira”

Për të përforcuar dhe promovuar produktet bujqësore vendore, Ministria e Bujqësisë nisi fushatën “E Maqedonisë më e mira” e cila ka për qëllim të rritur vetëdijen për cilësinë dhe autenticitetin e prodhimeve bujqësore, a me këtë investohet drejtpërdrejt në ekonominë vendore dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, tha Tripunovski.

“Ky video-regjistrim nuk është vetëm reklamë, por rrëfim i vërtetë për vendin tonë, ndërkaq për duart e vlefshme të bujqve tanë dhe përpunuesve dhe për traditën e pasur të cilën e kultivojmë me dashuri. Përmes secilës skenë nga fushat e arta deri te tryeza e shfaqur, është vendore, e jona. Fushata “E Maqedonisë më e mira” do të njihet për nga logoja specifike, e cila përmes Diellit dhe Tokës na përkujton se i kemi të gjitha parakushtet për të pasur prodhime cilësore vendore.”, - theksoi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Fushata do të jetë e pranishme përmes të gjitha kanaleve televizive,  bilborde, fletushka dhe përmes rrjeteve sociale. Në këtë drejtim tashmë  është përpiluar edhe platforma digjitale, ku të gjithë bujqit e vendit, kooperativat e vendit, përpunuesit dhe qendrat shitëse do të mund të regjistrohen dhe secili qytetar do të mund ta gjejë më lehtë dhe të informohet për prodhimet vendore. (Rexhep Qamili, TVM2)