Volejboll, Maqedonia nisi përgatitjet

18.07.2025 17:14

Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll ka nisur grumbullimin, në kuadër të përgatitjeve për  dy ndeshjet e fundit eliminatore për Euro2026-të. Trajneri Milenkovski për këto dy ndeshje dhe përgatitje në të cilat do të luajë për të siguruar kualifikimin e katër në një evropian  ka ftuar 16 volejbollist. Ndeshjet e kthimit me Greqinë e Gjeorgjinë, do të luhen muajin e ardhshëm.

Mavrova është qendra ku do të mbushen akumulatorët për këto dy ndeshje. 

Volejbollistët më të mirë të vendit, testin më serioz para këtyre ndeshjeve do ta kenë në edicionin e 49-të, të turneut ndërkombëtar Çajka, që prej 5-7 gusht do të mbahet në Shkup.

Në këtë turne do marrin pjesë Bullgaria dhe Zvicra.

Evropiani i ardhshëm i volejbollit prej 9-27 shtator 2026-tën, do të luhet në katër shtete – Itali, Bullgari, Rumuni dhe Finlandë.