Liga e Konferencës, Sileksi dhe Rabotniçki i thonë lamtumirë Evropës
Dy nga tri skuadrat Rabotniçki dhe Sileksi...

Dy nga tri skuadrat Rabotniçki dhe Sileksi, i kan dhënë lamtumirën Ligës së Konferencës për këtë sezon. Pas 180 minutave lojë evropiane vetëm skuadra e Vardarit, ia doli të vazhdojë qëndrimin në evropë, pasi me rezultatin e përgjihshëm 5:2 mundi amatorët e San Marinos.
Skuadrës së Sileksit, nuk i ka mjaftuar fitorja 2:1 në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës nga Tuzi. Skuadra shqiptare e Deçiçit me rezultatin e përgjihshëm 3:2 siguroi kualifikimin në raundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.
Skuadra e tretë përfaqësuese e vendit në këtë kompetencë Rabotniçki edhe në ndeshjen e kthimit ka pësuar disfatë nga Torpedo.
Bjellorusët edhe në ndeshjen e parë në terren asnjëanës kishin triumfuar me 3:0. Kështu “romantikët” me rezultatin e përgjithshëm 4:0 përshëndetën me Evropën.
