Vendi vazhdon të përballet me zjarre, 400 aplikime për angazhim në parandalimin e zjarreve

18.07.2025 17:45

Vendi vazhdon të përballet me zjarre...

Vendi vazhdon të përballet me zjarre. Aktualisht një zjarr është  aktiv  dhe katër zjarre janë nën kontroll. Zjarri i cili u përhap shpejt për shkak të erës dhe preku edhe kishën në komunën e Vasilevës, pranë Mërshevcit është shuar.

Nga QMK-ja thonë se po e përcjellin situatën në terren në shuarjen e zjarreve.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 28 zjarre. Zjarr aktiv kemi vetëm një, në komunën e Vasilevës, në fshatin Nivicinë. Para disa çastesh morëm informacion për një zjarr fillestar në terren të jo të qasshëm mes fshatrave Rakle dhe Nikodin në Prilep. Nën kontroll veç më janë katër zjarre në komunën e Velesit në fshatin Xhidimircë, Krushje dhe Vankovcë, në komunën  e Dojranit në fshatin Nikoliq, në komunën e Demir Hisarit dhe Makedonski Brod. Zjarret që janë vendosur veç më në kontroll, pjesa më e madhe janë të izoluar dhe ka vetëm tym.”, - deklaroi Nadica Vëçkova nga QMK.

Ndërkohë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëjnë të ditur se deri më tani, rreth 400 kandidatë kanë aplikuar në thirrjen publike për masën qeveritare në parandalimin e zjarreve. Afati për të aplikuar do të vazhdojë edhe për pesë ditë.

“Dje përfundoi thirrja publike për aplikime për masën qeveritare për parandalimin ose shuarjen e zjarreve. Interesimi  ishte  i madh, por një nga kushtet themelore është që personat që aplikojnë duhet të jenë të regjistruar si kërkues aktiv të punës. Fatkeqësisht, tek ne aplikuan më shumë njerëz, edhe tek unë  personalisht, por edhe në institucionet tona, persona që nuk janë të regjistruar në Agjencinë e Punësimit si kërkues aktiv të punës ose  të interesuarit punojnë diku tjetër, por janë të interesuar të bashkohen me këtë masë. Për këto arsye, këta persona nuk mund t'i bashkohen kësaj mase.”, - theksoi Stojançe Angellov nga DMSh.                                                            

Angellovi shpjegoi se personat që nuk kërkojnë punë në mënyrë aktive kanë kohë dhe mund të regjistrohen në Agjencinë e Punësimit dhe më pas të shkojnë në Qendrën më të afërt të Punësimit dhe të dorëzojnë një aplikim të përshtatshëm.

Personat po ashtu  duhet të sjellin me vete edhe një certifikatë mjekësore nga mjeku amë, ku vërtetohet që nuk vuan nga ndonjë sëmundje serioze. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)