Maqedoni

Mot me diell dhe temperatura të larta, nesër fillon valë e të nxehtit nga jugu

19.07.2025 11:57

Sot pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare në disa vende....

Sot pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare në disa vende. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 37°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë rreth 17°C, kurse ajo maksimale do të shkojë deri në 37°C.
 
Sipas parashikimeve, duke filluar nga nesër vendi do të jetë nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, duke sjellë një periudhë të motit shumë të nxehtë dhe me diell, me vranësira të pakta ose mesatare.