Maqedoni
Ngrihet aktakuzë ndaj sulmuesit të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska
19.07.2025 12:11
Është ngritur aktakuzë ndaj Sulejman Ljamallari, i cili akuzohet për dhunë ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska...

Është ngritur aktakuzë ndaj Sulejman Ljamallari, i cili akuzohet për dhunë ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, pas incidentit të ndodhur një javë më parë. Sipas Prokurorisë, ai fillimisht e kishte goditur kryetaren, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, kishte vazhduar me fyerje dhe kërcënime ndaj saj.
Personi i dytë që ishte raportuar për kërcënime, është liruar, pasi Arsovska nuk e ka njohur si autor.
Ndaj Sulejman Ljamallarit është zgjatur masa e paraburgimit për edhe 30 ditë.
