Maqedoni

Situatë e qetë në Kumanovë, policia vazhdon të patrullojë për arsye sigurie

16.05.2015 15:52

Derisa vazhdojnë diskutimet reth asaj se cfarë ndodhi në Kumanovë dhe kush ishte fakjtor, në qytet situata është e qetë...

Derisa vazhdojnë diskutimet reth asaj se cfarë ndodhi në Kumanovë dhe kush ishte fakjtor, në qytet situata është e qetë, edhe pse 2 rrugë në qendër të qytetit "Todor Velkov" dhe "11 Tetori", vazhdojnë të jenë të bllokuara për komunikacion por jo edhe për këmbësorët, dhe vërehet edhe më tej prania e madhe e policisë. 
 
MPB dje njoftoi se janë marrë masa për siguri në Kumanovë. Edhe në raportin e sotëm të Qendrës rajonale për ballafaqim me kriza, thonë  se rrugët janë bllokuar për shkak të aktiviteteve preventive policore.
 
Në këta rrugë gjenden Gjykata, Stacioni policor, "Postat e Maqedonisë", si dhe disa filiale të institucioneve shtetërore.
 
Dje edhe kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski apeloi që të mos përhapen spekulime dhe konstruksione për praninë e rritur policore dhe rrugët e bllokuara në qendër të Kumanovës, pas policia është atje vetëm si preventivë.