Maqedoni

Kolona dhe pritje të gjata në kufirin me Greqinë – deri në dy orë për dalje nga Maqedonia

19.07.2025 12:22

Mëngjesin e sotëm, qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë po përballen me pritje deri në dy orë..

Mëngjesin e sotëm, qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë po përballen me pritje deri në dy orë për të dalë nga Maqedonia në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran. Fundjava, temperaturat e larta dhe fillimi i pjesës së fundit të korrikut kanë sjellë rritje të ndjeshme të fluksit të automjeteve, duke shkaktuar rradhë të gjata, udhëtime të ngadalësuara dhe nervozizëm te udhëtarët.
 
Në këto pika kufitare vërehet një rritje e madhe e frekuencës së qarkullimit, me vetura me targa kryesisht nga Maqedonia, Serbia, Kosova dhe vende të tjera të rajonit.
 
Sipas informacioneve të LAMM, në vendkalimin Tabanoc pritet rreth 35 minuta, në Dojran nga 15 deri në 25 minuta, ndërsa në Bogorodicë pritet rreth 15 minuta për hyrje, dhe deri në 45 minuta për dalje nga vendi.