Maqedoni

QMK: Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 27 zjarre, ndërsa 4 janë ende aktive

19.07.2025 12:41

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 27 zjarre në hapësira të hapura, ndërsa katër të tjera janë vënë nën kontroll...

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, ndërsa katër janë vënë nën kontroll. Ndërkohë, është mbyllur plotësisht për qarkullim Rruga rajonale Shkup–Tetovë në të dy drejtimet. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa. Kjo pasi në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr dhe po digjet mali në afërsi të autostradës. Zjarri saktësisht është përballë fshatit Dëbërc.

Kryetari i Zhelinës hedh dyshime se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri.

“Menjëherë kemi paralajmëruar dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet kompetente, si QMK-në, Njësinë e zjarrfikësve Tetovë, po ashtu edhe ushtrinë e kemi këtu të cilët na kanë ndihmuar që ta neutralizojmë këtë zjarr që të mos kemi dëmtime në prona dhe njerëz. Dyshojmë së është faktori njeri arsyeja e këtij zjarri, kemi hasur disa goma të ndezura sipas zjarrfikësve të Tetovës dhe për këtë është njoftuar edhe prokuroria e Tetovës.”, u shpreh kryeteri i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
 
Zjarre aktive ka gjithashtu në fshatin Niviçinë, komuna e Vasilevës, në fshatin Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit, mes fshatrave Careviq dhe Smolanë dhe në fshatin Vishticë, komuna e Likovës.
 
“Zjarre aktive ka në Komunën e Vasilevës, në fshatin Neviçinë, në Komunën e Makinovcit, afër fshatit Kreshticë dhe në rajonin e Trilevës. Përveç kësaj, një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vendoset për intervenim në rast nevoje, në përputhje me prioritetet që do të përcaktohen nga shtabi qendror për menaxhimin e krizave. Ekipet e specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të aktivizohen sipas protokollit për asgjësimin e zjarreve.”,  u shpreh Nadica Vçkova nga QMK.
 
Nga Qendra për Menaxhim me Krizat gjithashtu informuan se nën kontroll është zjarri në komunën e Velesit, mes fshatrave Xhidimirci-Krushjë-Ivankov, në fshatin Nikolliq, komuna e Dojranit, në komunën e Demir Hisarit, deponia e qytetit dhe në komunën e Makedonski Brodit, fshatrat Çreshnevë, Lokvicë dhe Krapë.
Nga tre zjarre janë shuar në komunat Rankovcë dhe Kumanovë, ndërsa dy në komunën e Likovës. Janë shuar zjarret edhe në komunat Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Sveti Nikollë, Manastir, Karbincë, Shtip, Dellçevë, Rosoman.
 
Në komunën e Aerodromit është shuar zjarri në rrugën “Gavril Konstantinoviq”, ku digjej vegjetacioni i ulët, në komunën e Gazi Babës – poligoni Kamnik, në komunën Saraj – buzë lumit Vardar, ndërsa në komunën e Butelit – lagjja Vizbeg. Në komunën Gjorçe Petrov janë shuar dy zjarre, në hyrje të lagjes Gjorçe Petrov dhe në rurgën “Vasil Çakalarov”, në komunën Ilinden – në zonën industriale.
 
ARMEND MURSELI