Maqedoni
Kumanovë, kontejner për hudhjen e mbetjeve të tekstilit
19.07.2025 14:08
Ndërmarrja Publike "Pastrim dhe gjelbërim" në Kumanovë, në funksion të mbrojtjes së ambientit jetësor...

Ndërmarrja Publike "Pastrim dhe gjelbërim" në Kumanovë, në funksion të mbrojtjes së ambientit jetësor, ka siguruar kontejnerë special për grumbullimin e mbeturinave të tekstilit, materiale të cilat janë një nga shkaqet kryesore të zjarreve nëpër deponi. Qëllimi është të mundësohet menaxhimi adekuat i këtyre mbeturinave, por edhe të inkurajohet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ripërdorimin dhe riciklimin e të njëjtave.
"Le të bëjmë një përzgjedhje të caktuar të mbeturinave nga lloji i tekstilit, duke marrë parasysh se më parë kishim mbeturina elektrike dhe plastike, po e shqyrtojmë edhe me komunën që të thellojmë përpjekjet tona për të mbrojtur vetë mjedisin.", - tha drejtori i NP Pastrim dhe Gjelbërim Kumanovë, Nenad Stojanovski.
Kontejnerët do të vendosen para kopshteve, shkollave fillore, pikave kritike. Përvoja ka treguar se më të vegjlit janë më përgjegjës për selektimin e mbeturinave. Megjithatë, përzgjedhja e plastikës dhe qelqit ende nuk ka dhënë rezultate të rëndësishme në Kumanovë. Përkundrazi, persona të pakujdesshëm po shkaktojnë djegien e mbeturinave, gomave në deponi. Ditë më parë pas kontrolleve të forcuara, një banor u arrestua.
“Pavarësisht se sa shumë punojmë në terren, situata po përkeqësohet, sidomos në këtë periudhë vere kur temperaturat janë përvëluese, ekzistojnë mundësitë e shumta për zjarre. Lumi është plot me mbeturina si nga plastika ashtu edhe nga tekstilet. andaj edhe bëj thirrje dhe apeloj për ndërgjegjësim kolektiv.",- tha kryetarja e Këshillit të Kumanovës, Ivana Gjorgievska.
Aktiviteti për përzgjedhjen e mbeturinave tekstile do të kryhet nga një agjent kolektiv, i regjistruar në Ministrinë e Mjedisit. Vlen të përmendet se plot 90 përqind e materialeve të mbledhura riciklohen. Kontejner speciale për mbeturinat e tekstilit janë instaluar tashmë në 13 komuna në të gjithë vendin. Deri më tani, rezultatet më të larta janë regjistruar në Haraçinë, Shtip dhe Negotinë.
FATLUM AQIFI
