Maqedoni

Kumanova” dhe kriza e sigurisë, Poposki Fajson Kosovën, NATO-n dhe BE-në

16.05.2015 16:07

Shkupi zyrtar vazhdon t’i hedh faj Kosovës për gjendjen e sigurisë, duke e cilësuar kufirin me fqiun veriperëndimor si të shkrifët...

Shkupi zyrtar vazhdon t’i hedh faj Kosovës për gjendjen e sigurisë, duke e cilësuar kufirin me fqiun veriperëndimor si të shkrifët, prej nga, sipas shtetit, ka ardhur në Kumanovë grupi i pretenduar terrorist.
 
Ndërkaq, akuza të drejtpërdrejta për rrezikimin e sigurisë së Maqedonisë i janë drejtuar NATO-s dhe Bashkimin Evropian. 
 
Pas akuzave nga Presidenti i Republikës edhe ministri i jashtëm Nikolla Poposki ka hedhur pluhur mbi Kosovën.  
 
"Megjithatë, prania e grupit të armatosur në Kumanovë tregon se kufiri me Kosovën është i shkrifët. Është fakt se po përballemi me situatë serioze, sipas të gjitha gjasave më serioze të sigurisë që nga shpallja e Pavarësisë ", deklaroi ministri Poposki, në intervistën për agjencinë Asoshiejted pres.
 
Sipas tij, Bashkimi Evropian është fajtor për qorrsokakun në vend sepse e shtyen qasjen e saj në Union.
 
Disa nga konkludimet që duhet të nxirren nga gjendja e tanishme, thotë ai, është se nëse nuk arrihet të sigurohet kredibiliteti i integrimeve euroatlantike në rajon, atëherë pasojat janë të dukshme. 
 
Duke u përgjigjur në pyetje lidhur me aksionin policor në Kumanovë dhe akuzat e opinionit se rasti ka qënë i kurdisur nga shteti, Poposki thotë se akuzat janë konspiracion. 
 
"Edhe më herët ka pasur teori konspiracioni në këtë pjesë të botës", deklaroi Poposki lidhur me thëniet e disa politikanëve se të shtënat ishin vepër e atyre që dëshirojnë ta tërheqin vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar nga rasti me përgjimet.
 
Poposki theksoi se policia me sukses është përballur me kërcënimin pa humbur jetë civilët. 
 
Më me rëndësi për Maqedoninë, siç thotë, është të mos lejojë të përhapen çfarëdo lloj tensionimesh multietnike. Bashkëpunimi me autoritetet në Kosovë, prej nga erdhën grupi i armatosur, sipas Poposkit është shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë, ndërkaq Maqedonia duhet ta kahëzojë energjinë drejt zgjidhjes së krizës politike ", ka deklaruar minsitri Poposki.
 
SHPËTIM NUREDINI