Maqedoni
Gjendje krize për shkak të zjarreve, qytetarët kërkojnë më shumë masa kundër zjarreve
19.07.2025 15:20
Qendra për Menaxhim me Kriza informon qytetarët që të kenë kujdes mos të jenë shkaktar të zjarreve....

Qendra për Menaxhim me Kriza informon qytetarët që të kenë kujdes mos të jenë shkaktar të zjarreve. Përmes SMS-porosive ditëve të fundit ka informuar se është shpallur gjendje krize në lidhje me zjarret dhe se është në fuqi ndalimi i lëvizjes në pyje.
Disa nga qytetarët thonë se janë të ndërgjegjshëm por se dikush po i shkakton këto zjarre nga pakujdesia. Porositin që të gjithë të kujdesen për natyrën.
“Këtu jemi çdo fundjavë, nuk ka ndodhë asgjë, ne për veti jemi të ndërgjegjshëm.”, u shpreh një qytetare.
“Ne bëjmë kujdes, të gjithë ne që vijnë këtu i respektojnë rregullat.”, tha një qytetare.
“Të gjithë ne që lëvizim në Vodno dhe në malet tjera kujdesemi për natyrën. Kurrë nuk kemi parë cigare të ndezura që i hedhin këmbësorët në male. çdo ditë dhe ne përpiqemi ta ruajmë.”, u shpreh një qytetare.
“Ndalimi i cili zgjat nga 1 korriku deri më 30 gusht nga njëra anë është e mirë sepse mbron natyrën, por, nga ana tjetër, nuk është një masë e mjaftueshme dhe nuk funksionon si një protokoll i plotë për parandalimin e zjarreve. Sipas mendimit tim, duhet të vlerësojmë situatën në çdo moment, sepse aktualisht nuk ka masa të mjaftueshme për të parandaluar zjarret dhe për të reaguar në kohë.”, u shpreh një qytetar.
“Mendoj që vetëdija është e ulët dhe se zjarret po shkaktohen me qëllim.”, tha një qytetar.
Qendra për Menaxhim me Krizat ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e zjarreve, megjithatë qytetarët mendojnë se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar zjarret dhe kërkojnë një vlerësim më të rreptë dhe reagim më të shpejtë nga institucionet.
ARMEND MURSELI
