Rritja e çmimeve, qeveria deri në fund të muajit me masa të reja
Qeveria e vendit, ka paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji, do të dalë me një model për t'iu përgjigjur rritjes së çmimeve të ushqimeve....

Qeveria e vendit, ka paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji, do të dalë me një model për t'iu përgjigjur rritjes së çmimeve të ushqimeve. Por masa të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën, por sipas analistëve ekonomik, jo- që kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Por për Durim Zeqirin, Drejtor ekzekutiv të Odës së Maqedonisë Veriperëndimore ka vlerësuar se këto masa nuk po japin efektin e dëshiruar.
“Paralajmërimet të cilat u dhanë për një sërë masash të reja të cilat do të implementohen në periudhën që vjen, sa I përket shmangies apo minimizimit të rrezikut për rritjen e çmimeve. Unë mendoj se Qeveria duhet të ketë parasysh se ngrirja e çmimeve e marzhës tregtare e kështu me radhë, nuk kanë dhënë efekt deri më sot, dhe besoj se të njëjtat kanë qenë më tepër, dhe vlerësoj se më frymdhënës kanë qenë për sa i përket frymës së biznesit, sesa kanë dhënë ndonjë efekt pozitiv tek konsumatorët. Andaj ne si Odë Ekonomike e MVP apelojmë deri tek institucionet që ti kenë parasysh kostot e mëdha operative me të cilat kompanitë prodhuese përballen në përditshmërinë e tyre, e të cilat automatikisht reflektojnë në çmimet përfundimtare.”, u shpreh drejtor ekzekutiv i OMVP-së, Durim Zeqiri.
Por Zeqiri, po ashtu vlerëson se konsultimet duhet të rrjedhin me të gjitha palët, që nga Kompanitë e prodhimit, distributorët dhe shitësit me pakicë.
“Ne jemi për një konkurrencë të hapur, e cila do të shpije drejt një konkurrencë të plotfuqishme me çka do të kemi edhe zbehjen e çmimeve të larta. Por nga ana tjetër institucionet duhet të bëjnë një matje precize të asaj se çfarë kosto kanë kompanitë gjatë prodhimit të një produkti me qëllim që të ulen të njëjtat. Në rast se duam ti qasemi problematikës tjetër të uljes së çmimeve të produkteve të importuara, aty kërkesa jonë e kamotshme ka qenë dhe është intervenimi në tarifat doganore të atyre produkteve është më se e nevojshme, dhe masë më adekuate.”, tha Zeqiri.
Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se kostoja e jetesës në qershor është rritur me 4.5 për qind në vit, ndërsa çmimet me pakicë me 3.7 për qind. Sipas Kryeministrit parametrat e masave të reja ende janë duke u analizuar, por bisedimet janë duke u realizuar me profesor Universitar, Inspektoratin e Tregut, tregjet lokale, dhe se interesi i Qeverisë është është që të kemi qytetarë të kënaqur që do të kenë çmimet më të ulëta në Evropë, por pyetja është nëse kjo është realisht e mundur.
FITIM KRYEZIU
