Maqedoni
Ende janë aktive disa zjarre në vend
20.07.2025 11:32
Disa zjarre në vend ende janë aktive, ndërsa një pjesë prej tyre janë vënë nën kontroll.....

Disa zjarre në vend ende janë aktive, ndërsa një pjesë prej tyre janë vënë nën kontroll. Zjarret aktive ndodhen në komunat Vasillevë, Makedonski Brod dhe në rajonin e Prilepit.
Zjarri i madh që shpërtheu pranë Zhelinës në Tetovë është vënë nën kontroll. Dyshohet se ky zjarr është shkaktuar qëllimisht, përmes gomave të ndezura që janë lëshuar të rrotullohen në zonën e gjelbër. Nën kontroll është edhe zjarri pranë fshatit Xhidimirci në rajonin e Velesit.
