Maqedoni

Qarkullim i shtuar i automjeteve në pikat kufitare

20.07.2025 11:51

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në pikën kufitare Tabanoc për hyrje dhe Bogorodicë për dalje nga shteti..

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në pikën kufitare Tabanoc për hyrje dhe Bogorodicë për dalje nga shteti, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi, njoftoi mëngjesin e sotëm LAMM.
 
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë qendrave urbane është i shtuar.
 
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumore dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.